Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiLoukili-Albanese, Egnatia gjen fitoren përballë Partizanit

Loukili-Albanese, Egnatia gjen fitoren përballë Partizanit

Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Partizanin me rezultatin 2-1 në javën e 5-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 DHE RTSH Sport).

Pas disfatës së pësuar një javë më parë përballë Elbasanit, rrogozhinasit rigjejnë qetësinë me golat e Loukilit dhe Albanesës.

Sfida u zhbllokua pas gjysmë ore lojë, me një goditje të bukur nga distanca nga ana e Loukilit. E njëjta gjë u përsërit dhe në minutën e 71-të nga Albanese që dyfishoi shifrat.

Të kuqtë ngushtuan shifrat me një gol të Muratajt, por pa mundu të shmangin humbjen.

Me këtë fitore Egnatia ngjitet në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 4 pikë.

Lini një koment