Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiJuve bind edhe në kampionat, Conceiçao dhe Bremer godasin Atalantën

Juve bind edhe në kampionat, Conceiçao dhe Bremer godasin Atalantën

Ashtu siç ndodhi në Europa League, Juventusi fiton edhe në Serinë A. Bardhezinjtë mposhtën Atalantën me rezultatin 2-0, me nga një gol në secilën pjesë: Conceiçao dhe Bremer vulosën fitoren.

Bardhezinjtë e menaxhuan mjaft mirë këtë sfidë dhe rrëmbyen një fitore të vlefshme, e cila rikthen besimin.

Juventusi është ngjitur në kuotën e 10 pikëve, tri pikë larg vendit të parë. Atalanta mbetet e bllokuar në 6 pikë, një ekip që nuk ka qenë plotësisht bindës në epokën e Sarrit.

Lini një koment