Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTrafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike

Aksi Lezhë-Milot është përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele nga trafik i rënduar, me radhë të gjata automjetesh dhe vështirësi në qarkullim.

Fluksi është shtuar ndjeshëm pas kthimit të pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, pas një fundjave me mot të favorshëm dhe temperatura të larta.

Numri i madh i automjeteve që lëvizin në të dyja drejtimet ka shkaktuar radhë kilometrike në disa pjesë të segmentit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve po përballen me vonesa të konsiderueshme, ndërsa trafiku i dendur në aksin Lezhë-Milot vijon prej disa orësh.

Lini një koment