Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaReforma Territoriale/ Këshilli Bashkiak i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit!

Reforma Territoriale/ Këshilli Bashkiak i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit!

Këshilli Bashkiak i Matit ka miratuar këtë të hënë (21 shtator) propozimin për shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat, në kuadër të reformës së re administrative-territoriale.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje jashtë radhe, pas përmbylljes së dëgjesave publike në 8 njësitë administrative të Matit. Në mbledhje ishin të pranishëm 20 nga 21 këshilltarët bashkiakë.

Gjatë diskutimeve, këshilltarët shprehën qëndrimet e tyre për projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca, i cili parashikon që Klosi të mos vijojë të funksionojë si bashki më vete, por t’i bashkohet Matit.

Pas diskutimeve, propozimi u hodh në votim, ku 14 këshilltarë votuan pro, 5 kundër dhe 1 abstenoi.

Qëndrimi i Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë Mat do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa drafti përfundimtar i reformës territoriale pritet të kalojë për votim në parlament më 8 tetor.

Lini një koment