Zelenskyy takohet me shefin e CIA-s në Irlandë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është takuar me shefin e CIA-s amerikane, John Ratcliffe, në aeroportin Shannon në Irlandë, thanë dy persona të njohur me çështjen.
Takimi u zhvillua të hënën, tha njëri nga burimet për Reuters. Burimi tjetër tha se dyshja foli ndërsa aeroplanët e tyre po furnizoheshin me karburant pa specifikuar një datë. Të dy burimet, refuzuan të zbulonin detaje të bisedës së tyre.
Zelenskyy ka njoftuar gjithashtu se do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump në Nju Jork. Sipas tij takimi mund të ndryshojë shumë teksa theksoi se tani ekziston “momentum diplomatik” rreth përpjekjeve për të arritur paqen.