CNN, MS NOW dhe Politico padisin Trump-in për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë: “Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Amendamentit të Parë”
CNN, MS NOW dhe Politico kanë paditur të hënën, më 21 shtator 2026, Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës së tij në gjykatën federale të Uashingtonit, duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të aksesit në Shtëpinë e Bardhë, pasi reporterët e tri mediave u ndaluan të hynin gjatë fundjavës.
Padia vjen pas vendimit të njoftuar nga Trump-i të premten, më 18 shtator, për të ndaluar të tria median nga mbulimi i aktiviteteve presidenciale. Sipas dokumenteve gjyqësore, reporterët e CNN, MS NOW dhe Politico u penguan fizikisht të hynin në Shtëpinë e Bardhë gjatë fundjavës — një masë që mediat e konsiderojnë hakmarrje për raportimet e tyre kritike ndaj administratës.
Në padi argumentohet se tri mediave iu mohuan të drejtat e garantuara nga Amendamenti i Parë për lirinë e shtypit dhe ato të Amendamentit të 14-të për proces të rregullt ligjor. “President Trump has said in no uncertain terms that he would prefer only to be covered by news organizations and reporters who praise his administration. But the Constitution does not allow a president or any other government official to deprive the press of their First Amendment rights,” thuhet në dokumentin e dorëzuar në gjykatë.
Trump reagoi të hënën në rrjetin e tij Truth Social, duke mbrojtur vendimin: “The White House is not instituting an assault on the Free Press, something which I cherish. It is instituting an assault on the FAKE NEWS, something that has grown like Cancer in our beloved United States of America.” Megjithatë, vetë presidenti e kishte përshkruar masën si një “ban on the free press” të premten, në njoftimin fillestar të ndalimit.
Çështja iu caktua gjykatësit federal Timothy Kelly — i emëruar pikërisht nga Trump-i — i cili në vitin 2018 kishte vendosur në favor të CNN kur korrespondentit Jim Acosta iu hoq akreditimi për Shtëpinë e Bardhë; Kelly urdhëroi administratën t’i rikthente kartën e akreditimit. Padia citon atë precedent, si dhe vendimin historik Sherrill v. Knight të vitit 1977, sipas të cilit Shtëpia e Bardhë nuk mund t’i mohojë në mënyrë arbitrare akreditimet e shtypit bazuar në përmbajtjen e raportimit. Trump komentoi caktimin e gjyqtarit: “The Judge’s name is Tim Kelly, and he was, sadly, appointed by ‘TRUMP.’ In other words, almost without question and, as usual, we’ll go for appeal.”
Ndërkohë, pesë rrjetet televizive që formojnë “pool”-in e Shtëpisë së Bardhë — ABC, CBS, NBC, Fox News dhe CNN — kanë dalë hapur në krah të CNN, duke njoftuar se nuk do të dërgojnë ekipe kamerash në eventet e Trump-it brenda pool-it derisa aksesi të rikthehet. Të paditur krahas presidentit janë edhe ndihmësi për komunikimet Steven Cheung, shefja e stafit Susie Wiles dhe drejtori i Shërbimit Sekret Sean Curran.
Burimi: USA Today