Thikë-plagës në Skenderaj: 34-vjeçari në gjendje të rëndë, dy të dyshuar në arrati
Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e 20 shtatorit në Skenderaj, ku një 34-vjeçar është therur me thikë në një pompë derivateve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, ndërsa viktima ka pësuar dy plagë – një në pjesën e gjoksit dhe një tjetër në këmbën e majtë.
Sipas raportimeve, plagët e marra nga 34-vjeçari janë të thella, duke e vënë atë në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë pas ngjarjes, ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa organet kompetente po hetojnë rrethanat e incidentit.
Për ngjarjen, Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona si të dyshuar, të cilët aktualisht ndodhen në arrati. Hetimet kanë nisur menjëherë dhe forcat e rendit janë duke punuar për zbulimin e vendndodhjes së tyre.
Detaje rreth incidentit ka dhënë korrespondenti i Klan Kosovës nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, i cili ka folur edhe për motivet e mundshme që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Burimi: Klan Kosova