Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaAksident mes trenit dhe një veture në Klinë, tre persona të lënduar

Aksident mes trenit dhe një veture në Klinë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot rreth orës 06:15 në fshatin Jagodë të Klinës, ku u përplasën një tren udhëtarësh dhe një veturë.

Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas ekipit mjekësor të spitalit, tre personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka theksuar se policia po merret me hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.

Burimi: Telegrafi

Lini një koment