Rasti i profesor Krasniqit: Shtyhen për afat të pacaktuar nëntë seancat gjyqësore
Nëntë seanca bllok, njëra pas tjetrës, që ishin caktuar për të nisur sot, më 22 shtator 2026 — procesi gjyqësor ndaj ish-profesorit të Matematikës në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi — janë shtyrë për një afat të pacaktuar.
Seanca e parë ishte caktuar për më 22 shtator, më pas 28, 29 dhe 30 shtator, ndërsa në tetor datat 1, 5, 6, 7 dhe 8. Avokati i Krasniqit, Drilon Imeri, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme gjyqtari i vetëm në këtë rast, Bujar Ahmeti, i ka njoftuar përmes telefonit se “seancat shtyhen për shkak të kërkesave nga disa palë”.
Arsyet e shtyrjes nuk dihen, ashtu siç nuk dihet kur do të ricaktohet data e fillimit të këtij procesi gjyqësor, i cili pritet të zhvillohet para gjyqtarit të vetëm Bujar Ahmeti.
Burimi: Klan Kosova