Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPak orë pas kontrollit në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK!

Pak orë pas kontrollit në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK!

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është paraqitur sot (22 shtator) në Prokurorinë e Posaçme, pak orë pas kontrollit në banesën e tij.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Anila Hoxha.

Ilir Proda shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, deri në mars të vitit 2026.

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme, SPAK zhvilloi kontrolle në banesën e Ilir Prodës. Vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal.

Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë.

Ende nuk ka informacione zyrtare për shkakun e këtij aksioni, por më herët Proda ka qenë i akuzuar nga opozita si i implikuar në disa çështje, mes tyre lidhjet e tij me disa grupe kriminale, por që asnjëherë nuk kanë pasur prova.

Më herët SPAK i ka bllokuar dhe verifikuar Prodës edhe telefonin. SPAK pritet të japë detaje pas përfundimit të këtij operacioni.

Lini një koment