Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaFOKUS – SHBA-ja i dërgon Guatemalës pajisje ushtarake, për herë të parë që nga viti 1977

FOKUS – SHBA-ja i dërgon Guatemalës pajisje ushtarake, për herë të parë që nga viti 1977

MEKSIKO SITI, 22 shtator /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar dje Guatemalës, pajisje ushtarake për herë të parë në gati 50 vjet, duke i dhënë fund vendimit për ndalimin e shitjes dhe dërgimit të armëve, i vendosur për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Presidenti i Guatemalës, Bernardo Arévalo tha se vendi i tij do të marrë armë dhe pajisje me vlerë rreth 5 milionë dollarë.

Sipas qeverisë së Guatemalës, këto pajisje do të përdoren për të luftuar kartelet e drogës dhe për të mbrojtur popullsinë.

Sipas medieve lokale, dërgesa e parë përfshin pushkë M4, mitralozë, armë që hedhin granata dhe pajisje për operacione speciale gjatë natës.

SHBA-ja i kishte pezulluar dërgesat e armëve për Guatemalën në vitin 1977, gjatë një konflikti të brendshëm në vend, ku përballeshin forcat e sigurisë shtetërore, grupet guerrile të majta dhe grupet paramilitare të djathta.

Lufta civile zgjati nga viti 1960 deri në vitin 1996 dhe gjatë saj u vranë të paktën 200 mijë njerëz, shumica prej tyre civilë nga komunitetet indigjene.

Gjatë konfliktit, ushtarët u akuzuan dhe u dokumentuan për shumë masakra, si dhe për raste të dhunës seksuale. /

Lini një koment