Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaTrump-Macron, bisedime “pozitive” për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën

Trump-Macron, bisedime “pozitive” për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se kishte pasur një bisedë “shumë konstruktive” me homologun amerikan Donald Trump mbi konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Macron foli me Trump pasi mbërriti në Nju Jork në prag të takimit vjetor të liderëve botëror në selinë e Kombeve të Bashkuara.

“Ne patëm një bisedë shumë pozitive. Ishte shumë konstruktive”, u tha Macron gazetarëve në përfundim të takimit.

Shefi i pallatit Elize tha se ka gatishmëri për të rihapur ngushticën e Hormuzit, një kalim i rëndësishëm për naftën dhe gazin, që është bllokuar nga Irani për shkak të luftës me Shtetet e Bashkuara.

“Diskutuam zgjidhje të shumta, të cilat do të bënin të mundur lejimin e anijeve me kontejnerë dhe anijeve-cisternë në ngushticë, edhe pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, deklaroi Macron pa dhënë detaje të tjera.

Presidenti francez nënvizoi se një tjetër çështje e diskutuar ishte situata në detin e Kuq, që sipas tij është me rëndësi jetike për çmimet globale.

Deti i Kuq është kthyer në një kalim kyç për naftën teksa Hormuzi qëndron e mbyllur, por marrja nën kontroll e kalimit nga rebelët jemenas huthi ka komplikuar operacionet atje.

Sa i takon Rusisë dhe Ukrainës, Macron tha se i kishte kërkuar Trump që të ndihmonte Kievin me sisteme armatimi.

“Diskutuam nevojën për të ndihmuar miqtë tanë ukrainas pa humbur kohë dhe sidomos sa i takon furnizimit me interceptues raketash, pasi bëhet fjalë për një masë mbrojtëse”, shtoi lideri francez.

Lini një koment