Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaReforma Territoriale, Këshilli Bashkiak voton pro bashkimit të Prrenjasit me Librazhdin

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak voton pro bashkimit të Prrenjasit me Librazhdin

Këshilli Bashkiak i Librazhdit ka votuar këtë të martë pro propozimit për bashkimin e Bashkisë Prrenjas me Bashkinë Librazhd, në kuadër të procesit të Reformës Administrative-Territoriale 2.0.

Vendimi u mor pas përmbylljes së dëgjesave publike të zhvilluara në njësitë administrative të Bashkisë Librazhd, ndërsa reforma territoriale ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës së mbledhjes së sotme.

Nga 21 anëtarë që përbëjnë Këshillin Bashkiak të Librazhdit, në mbledhje ishin të pranishëm 17 këshilltarë. Pas diskutimeve mbi projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca, 16 këshilltarë votuan pro bashkimit të Prrenjasit me Librazhdin, ndërsa një këshilltar votoi kundër.

Lini një koment