Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë të qarkut Vlorë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, zjarri ka prekur kryesisht sipërfaqe me pemëtari.

Flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur bagëti brenda stallës, por janë djegur sasi bari të destinuara për ushqimin e tyre.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë sipërfaqe të gjera të përshkuara dhe të djegura nga flakët. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar forcat e zjarrfikësve, të cilët vijojnë përpjekjet intensive për ta vënë nën kontroll situatën.

Në ndihmë të tyre kanë dalë edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krahë për krahë me zjarrfikësit.

Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencave vazhdojnë monitorimin e situatës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Lini një koment