Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaBerisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Masa e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH ishte për Sali Berishën kronikë e një ngjarje të paralajmëruar.

Berisha publikoi denoncimet e bëra në vijimësi për Vlora Hysenin si ndërlistëse e botës së krimit.

Por për kryedemokratin përgjegjësia është e kryeministrit pasi shkelja e ligjit dhe cenimi i sigurisë se një vendi anëtar të NATO-s si Shqipëria është bërë me urdhër të tij. Ndaj largimi i Ramës për Berishën është emergjencë.

“Se shërbimin informativ e kontrollonte Ergys Agasin. Se sa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën është një lokal aty afër shtëpisë sime të paktën dy herë në javë drekonin së bashku. Edi Rama është de fakto njeriu më i paligjshëm. Mandati i arrestit për Edi Ramën është mandati që duhet t’ia presin shqiptarët sa më parë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se edhe Partia Demokratike do të rikonceptojë aksionin politik ku nuk përjashtohet nisja e protestave të ndërprera nga opozita në respekt të protestave qytetare.

“Ne kemi mbështetur protestën. Ne nuk marrim përsipër kurrë të shuajmë protestën përkundrazi. Por tani duhen qëndrime të reja sepse kjo është një situatë e pashembullt në botë”, tha më tej Berisha.

Revolta është e vetmja zgjidhje për Berishën me pritshmërinë zero ndaj reagimit të drejtuesve të lartë të shtetit përfshi dhe presidentin të cilin e ka pagëzuar prej kohësh nënpunës së Ramës.

Lini një koment