Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident fatal në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari, makina doli nga rruga

Aksident fatal në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari, makina doli nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë.

Ngjarja ka ndodhur shtetasi me iniciale Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka humbur jetën

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë, shtetasi Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë, 50-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lini një koment