Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr pranë aeroportit të Vlorës, era përhap me shpejtësi flakët (VIDEO)

Zjarr pranë aeroportit të Vlorës, era përhap me shpejtësi flakët (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në zonën e Akërnisë, pranë aeroportit të Vlorës, duke përfshirë një stan.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe vënë situatën nën kontroll.

Era e fortë dhe bimësia e thatë po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse më të vështirë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë, zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth aeroportit.

Lini një koment