“Hajde edhe ti në shesh”, grafite në Prishtinë me thirrje për protestën e orës 21:00
Grafite me thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sonte në orën 21:00 janë shfaqur në muret pranë Fakultetit Juridik në Prishtinë. “UÇK. Hajde edhe ti në shesh” shkruhet në grafitet e vendosura në hapësirën pranë fakultetit, me thirrjen e qartë për grumbullim në shesh.
Sipas grafiteve, protesta pritet të mbahet sonte në orën 21:00 në Prishtinë, si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së. Thirrja u drejtohet qytetarëve për t’iu bashkuar protestës që do të zhvillohet në kryeqytet.
Mesazhet e shkruara në mure kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve gjatë ditës së sotme, ndërsa thirrjet për protestë kanë qarkulluar edhe në rrjetet sociale. Organizatorët ftojnë qytetarët të mblidhen në shesh në orën e përcaktuar.
Protesta e sonte pritet të jetë shprehje e pakënaqësisë ndaj zhvillimeve të fundit rreth Gjykatës Speciale dhe proceseve gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Burimi: Klan Kosova