Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaGruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për zgjedhje më 27 dhjetor

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për zgjedhje më 27 dhjetor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, deklaroi sonte në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin e konstituimit të Kuvendit i ka dhënë të drejtë pretendimeve që partia e tij i ngriti që nga 6 gushti.

Gruda komentoi aktgjykimin e Kushtetueses për kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26 mbi konstituimin e Kuvendit dhe kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë. Ai tha se aktgjykimi konfirmon se afatet kushtetuese nuk mund të zhvendosen nga asnjë parti përmes zvarritjes së procedurave parlamentare, dhe rikujtoi se sipas Kushtetueses Kuvendi duhej të konstituohej më 7 gusht.

Sipas tij, Gjykata përcaktoi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit nisi në gusht dhe mbaron më 6 tetor. Prandaj, siç tha Gruda, “aktgjykimi shkatërroi planin e Vetëvendosjes për t’i zhvendosur zgjedhjet më 27 dhjetor”.

Ai e cilësoi vendimin si standard të rëndësishëm që heq mundësinë e partive për të luajtur me afatet kushtetuese.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment