Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaSHBA – Rubio presion Moskës dhe Kievit për t’i dhënë fund sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike

SHBA – Rubio presion Moskës dhe Kievit për t’i dhënë fund sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi sot se po ushtronte presion të fortë ndaj Moskës dhe Kievit që t’i japin fund sulmeve të ndërsjella ndaj infrastrukturës energjetike.

Rubio vlerësoi se ndalimi i këtyre sulmeve mund të përbëjë një bazë “të kufizuar” për diskutime, por që ia vlente të provohej, në një kohë kur negociatat për një armëpushim nuk kanë sjellë rezultate deri tani.

Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ftuar presidentin rus Vladimir Putin të merrte pjesë në samitin e G20-s, që do të zhvillohet në Majami në dhjetor.

Rubio theksoi se për të zgjidhur mosmarrëveshjet, “duhet të takosh njerëzit me të cilët nuk je dakord”. /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment