Vrau Kreshnik Carën, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam pas një përplasjeje në lokal, më bullizonte
Toni Nake, autori i vrasjes së 49-vjeçarit Kreshnik Cara ka deklaruar para hetuesve se çdo gjë ka ndodhur pas një konflikti çasti mes tij dhe viktimës.
50-vjeçari gjatë dëshmisë është shprehur se bullizohej nga viktima. Konflikti fillimisht mes tyre mbrëmjen e shkuar ka filluar në lokalin e lagjes, më pas ka shkuar ka marrë thikën në banesë dhe e ka goditur.
Pasi ka kryer krimin autori është larguar drejt banesës së tij, edhe ky i fundit mbeti i lënduar në dorën e djathtë për të cilën mori ndihmë në spitalin e Traumës dhe më pas u shoqërua nga policia.
Autori i kësaj ngjarje dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Marko Baçori”, polica gjithashtu ka sekuestruar edhe armën e ftohtë të përdorur nga Toni Nake.