Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaAmbasada amerikane në Prishtinë bën thirrje që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës

Ambasada amerikane në Prishtinë bën thirrje që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar sot në trevjetorin e sulmit në Banjskë nga një grup i armatosur nga Serbia.

Ambasada amerikane në një postim në Facebook ka bërë thirrje që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.

“Ne i bashkohemi Kosovës për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Ne ritheksojmë thirrjen tonë që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës”, thuhet në postimin e ambasadës. /Telegrafi/

Lini një koment