Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGJKKO lë në fuqi masat “arrest me burg” për Kalluçin dhe Sulejmanin, përkrahën Ergys Agasin teksa ishte në kërkim

GJKKO lë në fuqi masat “arrest me burg” për Kalluçin dhe Sulejmanin, përkrahën Ergys Agasin teksa ishte në kërkim

Në përfundim të seancës gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, është vendosur të lihet në fuqi masa e ‘arrestit me burg’.

Të dy janë arrestuar në kuadër të një procedimi që lidhet me dyshimet për përkrahjen e Ergys Agasit gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim.

Sipas të dhënave të bëra publike në kuadër të hetimit, Fatjon Kalluçi, në detyrën e shefit të Policisë Shkencore, dyshohet se në muajin gusht, përpara arrestimit të Agasit, i ka dërguar atij tre foto të ekspertizës së automjetit tip “Land Rover Defender”, me targë GG444AA, i cili ishte gjetur në “Equos Resort”.

Ndërkohë, sipas hetimeve, kryekamarieri dyshohet se i dërgonte ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur Ergys Agasi. Këto të dhëna mësohet se janë zbuluar në telefonin e Agasit.

Në orën 12:00 pritet të zhvillohet edhe seanca për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Lini një koment