Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaOpozita mban ‘peng’ foltoren edhe pas rikthimit në Kuvend, mazhoranca kalon direkt në votim dhe kalon me shumicë votash 2

Opozita mban ‘peng’ foltoren edhe pas rikthimit në Kuvend, mazhoranca kalon direkt në votim dhe kalon me shumicë votash 2

Ka rinisur me tensione më të larta seanca e Kuvendit pas ndërprerjes së saj të tretë.

Opozita nuk e ka lëshuar për asnjë moment foltoren, duke hedhur parulla, thirrje, akuza dhe përplasur me duar tavolinat.

Peleshi u bëri thirrje të uleshin dhe të zhbllokonin foltoren e të mos bllokonin fjalën e kolegëve.

“Kishit tre orë kohë për procedurë dhe keni bllokuar Foltoren e Kuvendit, lirojeni që të mbajë interpelancën ministri Sofjan Jaupaj”, tha Peleshi.

Por opozita nuk pranoi duke vijuar të kërkonte nga Peleshi ndryshimin e rendit të ditës.

Në tensione e sipër, deputeti socialist Malaj mori fjalën nga vendi dhe tha që të kalohej direkt në votim të ditës pa diskutime, pasi nuk mund të kishte zhvillim normal të Parlamentit dhe punimeve të punimeve.

Me 72 vota u votua pro që të kalohej direkt në votim dhe u mor kohë përgatitjeje 10 minuta me ndërprerje seancë dhe pushimi, para se të kalohej në votimin e pikave të rendit të ditës.

pas rikthimit në sallë, me shumicë votash, mazhoranca kaloi të gjitha pikat e rendit, konkretisht dy nga projektligjet e paraqitura aty, për Forcat e Armatosura dhe ndryshimet për shoqëritë publike.

Seancë Plenare 24 Shtator, pikat e votuara sot:

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.9.2026
2. Njoftime
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
5. Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike””
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

Lini një koment