Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaShefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit

Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, ngjarje ku Bunjaku u vra në përleshje me një grup të armatosur serbësh të Kosovës.

Me këtë rast, Schuebel bëri homazhe pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe ngushëlloi familjarët e rreshterit të vrarë në krye të detyrës. “Mendimet e mia janë me më të dashurit e tij”, u shpreh shefi i BE-së në Kosovë.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimisht që përgjegjësit për sulmin e Banjskës të përballen me drejtësinë dhe të mos mbeten të pandëshkuar.

Schuebel shprehu keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe për të ndjekur penalisht personat përgjegjës që ndodhen në Serbi.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment