Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaDonjeta Sadiku fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të boksit në Sofje

Donjeta Sadiku fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të boksit në Sofje

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të boksit që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, duke e mbyllur garën në podium pas një fushate të fortë në ring.

Boksierja nga Kosova e kishte siguruar medaljen që në ndeshjen gjysmëfinale, ku përballë kishte boksieren serbe, dhe tashmë e merr zyrtarisht atë të bronztën — një tjetër arritje e madhe për boksin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Ky rezultat e konfirmon Sadikun si një nga emrat më të spikatur të boksit shqiptar në garat elitare evropiane, ndërsa Kosova vazhdon të korrë suksese në sportin ndërkombëtar.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment