E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Tahiri kërkon seancë për vendimin e Hagës, propozon komision ad-hoc për Specialen

Tahiri kërkon seancë për vendimin e Hagës, propozon komision ad-hoc për Specialen

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të trajtojë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai tha se nesër do ta ngrejë çështjen në Kryesinë e Kuvendit, duke kërkuar që ajo të diskutohet. “Do të kërkoj që ta diskutojmë këtë temë në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë temë Aleanca nuk synon të marrë lidership”, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, mungesa e një reagimi institucional ndaj vendimit të Hagës është shqetësuese dhe Kuvendi duhet të ketë një qëndrim të qartë. “Nesër Kuvendi duhet të caktojë seancën e radhës. Në atë seancë, normalisht, pika e parë duhet të jetë kjo që ka ndodhur në Hagë dhe të kemi një qëndrim”, tha ai.

Tahiri theksoi se Aleanca mendon që Kuvendi duhet të themelonte edhe një komision ad-hoc që e trajton vetëm këtë temë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment