Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Endrit Thaçi publikon foton e Muriqit me fanellën “Jo në emrin tim”: Krejt Kosova UÇK!

Endrit Thaçi publikon foton e Muriqit me fanellën “Jo në emrin tim”: Krejt Kosova UÇK!

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të kapitenit të Kosovës, Vedat Muriqi, pas fitores 1-0 të “Dardanëve” ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Në fotografinë e shpërndarë, Muriqi shfaqet duke mbajtur në duar fanellën me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, me të cilën festoi golin e fitores dhe ia dedikoi atë çlirimtarëve — ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Postimin, Endrit Thaçi e ka shoqëruar me fjalët: “Krejt Kosova UÇK! Urime fitorja sonte, Kosovë! Faleminderit, Kapiten. Faleminderit, Kosovë. Bashkë. Deri në liri”.

Gesti i kapitenit Muriqi ka ngjallur reagime të shumta në publikun kosovar, ndërsa postimi i djalit të ish-presidentit Thaçi është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment