Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kurti pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në “Fadil Vokrri”

Kurti pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në “Fadil Vokrri”

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas fitores 1-0 të Kosovës ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të ciklit të ri të Ligës së Kombeve, duke e cilësuar atë si një ndeshje të rëndësishme për “Dardanët”.

Në postimin e tij në Facebook, Kurti shkroi: “Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet. Gëzuar”.

Kosova e nisi me fitore ciklin e ri të Ligës së Kombeve, duke fituar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përballë Irlandës, në një mbrëmje festive për tifozët kosovarë.

Reagimi i kryeministrit Kurti ka marrë qindra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale, ndërsa tifozët kanë festuar deri në orët e vona fitoren e kombëtares.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment