“Jo në emrin tim” anulon aksionin simbolik para ASHAK-ut
Është anuluar aksioni simbolik i iniciativës “Jo në emrin tim”, i paralajmëruar për të premten në orën 10:00 para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë iniciativa përmes një njoftimi, ku theksohet se aksioni do të mbahet në një ditë tjetër.
“Për datën dhe orën e re do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e iniciativës, i cili nuk jep detaje të mëtejshme mbi arsyet e anulimit.
Aksioni ishte planifikuar si një pyetje publike drejtuar Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Zhvillimi i ri vjen një ditë pasi iniciativa paralajmëroi protestën simbolike para ASHAK-ut.
Burimi: Klan Kosova