Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›PD kundër projektit në Pishë Poro–Nartë, Zhupa: VKM-ja cenon zonën e mbrojtur

PD kundër projektit në Pishë Poro–Nartë, Zhupa: VKM-ja cenon zonën e mbrojtur

Partia Demokratike ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për projektin në zonën e Pishë Poro Nartë. Sipas PD-së, ky projekt synon t’i hapë rrugë ndërtimeve duke sjellë dëmtime të zonës.

“Duke qenë se VKM-ja është një provë e patjetërsueshme që e ul sipërfaqen, e ul kategorinë, që nuk ka më zonim për këtë zonë të mbrojtur dhe që e cënon drejtpërdrejtë dhe kjo i hapi rrugë në fakt planeve ndërtimore të Edi Ramës me projekte të botuara në librin Albanian File’s pikërisht në zonë të mbrojtur. Ne e gjykuam që të vinim dhe të çonim këtë VKM në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi deputetja Ina Zhupa.

Demokratët i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të respektojë Kushtetutën dhe standartet europiane për këtë çështje.

/RTSH/

Lini një koment