Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti

Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të premten se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se një skenar i tillë është i panevojshëm.

Deklarata u bë gjatë takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku Kurti tha se Kuvendi aktual mund t’i japë vendit president ose presidente.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, u shpreh Kurti.

Ai iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 6 tetor.

Burimi: Klan Kosova (sipas Ekonomia Online).

Lini një koment