Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Edi Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale kthehet në armë nëse i bindet njeriut të gabuar

Edi Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale kthehet në armë nëse i bindet njeriut të gabuar

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar se rreziku më i madh që vjen nga inteligjenca artificiale nuk është humbja e kontrollit njerëzor mbi të, por mundësia që ajo t’i bindet njeriut të gabuar.

“Rreziku më i madh nuk është se inteligjenca artificiale do të ndalet së binduri njerëzimit. Rreziku më i madh do të jetë nëse do t’i bindet njeriut të gabuar. Sfida vjen në tre nivele; çfarë bën inteligjenca në vendin tonë, çfarë na bën ne, dhe kush e përfton fuqinë për të mbërritur te ne,” deklaroi Rama.

Sipas tij, sfida e inteligjencës artificiale shtrihet në tre nivele kryesore: çfarë bën ajo në vendin tonë, çfarë na bën ne si individë dhe si shoqëri, dhe kush e përfton fuqinë për të mbërritur te ne.

Kryeministri theksoi se makineritë nuk kanë ndërgjegje, por mund të “huazojnë” shtrirjen e një qeverie, pozicionin e një arme dhe intimitetin e një miku.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje stimujt ekonomikë që rrethojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale, të cilët shpesh zëvendësojnë përpjekjen njerëzore në vend që të rrisin kapacitetin e njeriut.

“Mund të krijojmë institucione më efikase, por do të kemi njerëz më pak të aftë,” paralajmëroi Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar e trajtoi inteligjencën artificiale si një teknologji me potencial të dyfishtë: mjet që mund të forcojë qeverisjen dhe shërbimet publike, por edhe rrezik serioz nëse bie në duar të gabuara ose përdoret pa kontroll dhe pa përgjegjësi njerëzore.

Lini një koment