Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Amerika›Shtëpia e Bardhë i ndalon CNN-së fluturimin me Air Force One në udhëtimin e Trump drejt Tenesit

Shtëpia e Bardhë i ndalon CNN-së fluturimin me Air Force One në udhëtimin e Trump drejt Tenesit

Shtëpia e Bardhë ka bllokuar CNN-në që të udhëtojë me presidentin Donald Trump në bordin e avionit presidencial Air Force One, për një vizitë që presidenti do të zhvillojë të shtunën në Tenesi, raportoi të premten gazeta Washington Post, duke cituar dy persona të njohur me vendimin.

Vendimi vjen vetëm një ditë pasi gjykatësi federal Timothy Kelly bllokoi ndalimin e urdhëruar nga Trump ndaj CNN-së, MS NOW dhe Politico-së nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë. Me vendimin e gjykatës, aksesit i këtyre mediave u rivendos të enjten.

Përjashtimi i CNN-së nga fluturimi presidencial shihet si një përshkallëzim i ri i betejës së hapur mes presidentit Trump dhe mediave. Më 18 shtator, administrata Trump kishte ndaluar këto tre media nga Shtëpia e Bardhë, për shkak të raportimeve që presidenti i ka cilësuar si “lajme të rreme”.

Burimi: Reuters

Lini një koment