Vetaksident me fatalitet në Prizren, humb jetën 19-vjeçari
Një 19-vjeçar ka humbur jetën në një vetaksident trafiku që ndodhi gjatë mesnatës rreth orës 01:05, në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.
Sipas Policisë, dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e cila ishte e lagësht nga reshjet e shiut, duke humbur kontrollin dhe dalë jashtë rrugës.
Si pasojë, pasagjeri 19-vjeçar nga fshati Piran i Prizrenit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi ka pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.
Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi: Klan Kosova