Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Pula: UÇK është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë

Pula: UÇK është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), Justina Pula, ka reaguar pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Pula tha se ky vendim “na obligon të reflektojmë jo vetëm mbi verdiktin gjyqësor, por edhe mbi vetë natyrën, mandatin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara”. Sipas saj, UÇK-ja është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë së vendit, dhe “proceset penale ndaj individëve nuk duhet të shndërrohen në gjykim të përgjithshëm të një lëvizjeje, të një periudhe historike apo të aspiratës së një populli për liri”.

Ajo shtoi se “respekti për të drejtën dhe për procedurat juridike nuk përjashton të drejtën për kritikë institucionale”, duke theksuar se legjitimiteti i institucioneve të drejtësisë forcohet përmes transparencës, llogaridhënies dhe debatit të argumentuar publik.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment