Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›I digjet shtëpia e prindërve gazetarit Vudi Xhymshiti në Gjilan, policia heton për zjarrvënie

I digjet shtëpia e prindërve gazetarit Vudi Xhymshiti në Gjilan, policia heton për zjarrvënie

Gazetari Vudi Xhymshiti ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se shtëpia e prindërve të tij në Gjilan është përfshirë nga zjarri.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth rastit. Nga policia është konfirmuar se më 26 shtator, rreth orës 15:45, Stacioni Policor i Gjilanit ka pranuar informatë për zjarr në një shtëpi në fshatin Livoç i Ulët.

Sipas policisë, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në bodrumin e shtëpisë, ku ndodheshin një veturë, vegla pune dhe disa orendi shtëpiake. “Shtëpia në fjalë është e pabanuar dhe ora e saktë kur ka ndodhur zjarri nuk dihet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekspertët e forenzikës rajonale, ndërsa ka dalë edhe një ekspert i zjarrit. Deri në këtë fazë, shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është nisur për hetim në drejtim të veprës penale “Zjarrvënie”. Hetimet vazhdojnë për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Burimi: Sinjali

Lini një koment