Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Mbi 600 shqiptarë protestojnë në Mulhouse të Francës kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Mbi 600 shqiptarë protestojnë në Mulhouse të Francës kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Më shumë se 600 anëtarë të komunitetit shqiptar dhe mbështetës të tyre u mblodhën të shtunën, më 26 shtator, në sheshin “General-de-Gaulle” në qytetin Mulhouse të Francës, për të kundërshtuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç njofton Klan Kosova.

Sipas raportimit të mediave franceze, pjesëmarrësit mbushën sheshin me flamuj kuqezi në një tubim masiv, duke kërkuar drejtësi dhe respektim të të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së.

Mediat franceze nënvizojnë se vendimi i shkallës së parë i Gjykatës Speciale nuk është përfundimtar, pasi ndaj tij pritet të ushtrohet ankesë në shkallën e dytë.

Protesta u zhvillua paqësisht nën moton “Jo në emrin tim”, në valën e tubimeve të diasporës shqiptare në Evropë kundër aktgjykimit të Hagës, sipas raportimit të Klan Kosova.

Lini një koment