E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Receta Gatimi›Tullumba tradicionale me sherbet — ëmbëlsira krokante e kuzhinës osmane

Tullumba tradicionale me sherbet — ëmbëlsira krokante e kuzhinës osmane

Përbërësit

Për brumin:

  • 250 ml ujë
  • 125 g gjalpë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 majë luge kripë
  • 160 g miell
  • 3 vezë (në temperaturë ambienti)
  • vaj për skuqje

Për sherbetin:

  • 500 g sheqer
  • 500 ml ujë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

  1. Përgatiteni sherbetin fillimisht: zieni ujin me sheqerin 8–10 minuta, shtoni lëngun e limonit, zieni edhe 2 minuta dhe lëreni të ftohet plotësisht.
  2. Në një tenxhere zieni ujin me gjalpin, sheqerin dhe kripën. Kur të valojë, hidhni miellin menjëherë dhe përziejeni fort derisa brumi të shkëputet nga anët e tenxheres.
  3. Lëreni brumin të ftohet 5–10 minuta, pastaj shtoni vezët një e nga një, duke e përzier mirë pas çdo veze, derisa të merrni një brumë të butë e të lëmuar.
  4. Mbushni një qese pastiçerie me grykë yll dhe shtrydhni shirita brumi — ose direkt në vaj të ftohtë, ose mbi letër furre.
  5. Ngrohni vajin në temperaturë mesatare dhe skuqni tullumbat derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët.
  6. I kulloni të nxehta dhe i zhytni menjëherë në sherbetin e ftohtë; i lini 2–3 minuta dhe i vendosni në pjatë shërbimi.
  7. Shërbehen të ftohta, të zbukuruara sipas dëshirës me arra të grira.

Koha e përgatitjes: 20 minuta. Koha e gatimit: 30 minuta. Porcione: rreth 20 copë.

Lini një koment