Sunday, 27 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”- “Plisat” tubohen në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve

“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”- “Plisat” tubohen në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve

Tifo-grupi “Plisat” është tubuar sot në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve, në kuadër të protestës së paralajmëruar nga grupet e tifozëve në Kosovë.

Ata janë mbledhur prapa pallatit të Rinisië.

Ndërkaq në sheshin “Skënderbeu”, ku tash e disa ditë po mbahen protesta, është shtuar prania e Policisë së Kosovës.

Pjesëtarë të Policisë janë vendosur në terren dhe janë marrë masa sigurie, përfshirë vendosjen e barrierave metalike, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë gjatë protestës.

Në protestë pritet të marrin pjesë edhe tifo-grupe të tjera nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Tubimi është thirrur në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë. /Telegrafi/

Lini një koment