Sunday, 27 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Nga Bjellorusia te San Marino. Koha për të analizuar dhe për të pushuar është e kufizuar. Pas fitores me bjellorusët në shtëpi, Kombëtarja shqiptare ka zbritur sërish në fushë, këtë herë për të përgatitur ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, atë ndaj San Marinos të martën.

Kuqezinjtë zhvilluan seancën e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, me stafin teknik që e përshtati programin sipas ngarkesës së secilit futbollist.

Ata që luajtën ndaj Bjellorusisë u fokusuan te rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë të plotë, me ushtrime fizike, punë tekniko-taktike dhe skema të ndryshme të lojës.

Por, kalendari nuk i lë shumë kohë Kombëtares. Të marten, kombëtarja shqiptare do të luajë testin e dytë, këtë herë ndaj San Marinos në transfertën që nuk lejohen justifikimet, por me detyrim janë 3 pikë.

Të hënën në mbrëmje, atje do të mbahet edhe konferenca zyrtare për shtyp, në orën 19:00, një tjetër moment për të mësuar më shumë rreth planeve të kuqezinjve për sfidën e ardhshme.

Dueli Shqipëri-San Marino është i programuar më 29 shtator, në orën 20:45. Pas sfidës me Bjellorusinë, tashmë objektivi është i qartë: një tjetër paraqitje pozitive dhe një hap i rëndësishëm në rrugën e Kombëtares në Nations League.

Objektivi mbetet një dhe i vetëm: vendi i parë në grup.

Lini një koment