Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Hamza flet për takimin me Kurtin: Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretë

Hamza flet për takimin me Kurtin: Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para nisjes së seancës së Kuvendit për takimin e së dielës me kryeministrin Albin Kurti.

Hamza tha se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Megjithatë, ai sqaroi se gjatë takimit nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin.

Sa i përket projektligjit për Dhomat e Specializuara, Hamza tha se miratimi i tij është prioritet për PDK-në.

“Prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara. Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë, nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat tjera”, tha Hamza.

Ai shtoi se, nëse projektligji nuk miratohet, për PDK-në nuk ka çështje më të rëndësishme se kjo.

“Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, u shpreh Hamza.

Hamza theksoi se kjo nuk duhet të konsiderohet si kushtëzim, por si një nevojë në situatën aktuale politike. /Telegrafi/

Lini një koment