Hamza e Abdixhiku në konsultime para nisjes së seancës së Kuvendit
Pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është parë në sallën e Kuvendit duke u konsultuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Ai ka diskutuar edhe me deputetet Vjosa Osmani e Doarsa Kica-Xhelilin.
Konsultimet janë zhvilluar në kohën kur seanca, e paraparë të nisë në orën 11:00, është vonuar.
Në rend dite të seancës është edhe Deklarata lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndërsa partitë politike kanë zhvilluar konsultime lidhur me përmbajtjen e deklaratës së përbashkët.
Ende nuk dihet nëse konsultimet mes tyre kanë të bëjnë drejtpërdrejt me tekstin përfundimtar të deklaratës që pritet të shqyrtohet nga Kuvendi. /Telegrafi/