Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ambasadorja e BE: Një demokraci nuk vlerësohet vetëm si bëhen zgjedhjet, por dhe te roli i Kuvendit

Ambasadorja e BE: Një demokraci nuk vlerësohet vetëm si bëhen zgjedhjet, por dhe te roli i Kuvendit

Ambasadorja e BE, Sofia Moreira De Sousa ka mbajtur këtë të hënë fjalën e saj në konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europian.

Ajo u shpreh se rrugëtimi i Shqipërisë në BE e ka shndërruar vendin, por sipas saj ky shndërrim duhet të vazhdojë. Ndër të tjera ajo u shpreh se demokracia nuk vlerësohet vetëm nga zgjedhjet në vend por edhe nga roli i Kuvendit.

“Me planin e Rritjes së Planit të BE Shqipëria po përfiton nga ata gjëra, që përfitojnë aktualisht vendet anëtare. Për ne kyçe është që qytetarët shqiptarë të ndjejnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ne jemi të interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike. Kuvendi ka një rol kyç në procesin e integrimit të vendit në BE, sepse Kuvendi është zëri i qytetarëve, ofron mundësinë që të debatohen vendimet politike.

Kjo është shumë e rëndësishme, kur Shqipëria dëshiron të ecë përpara me reformat. Duhet të përfshihet e gjithë shoqëria në integrim. Ne këtu jemi duke shkëmbyer përvojën, njohuritë dhe përditësinë e punës sonë.

Rrugëtimi i Shqipërisë në BE e ka shndërruar vendin, por ky shndërrim duhet të vazhdojë. Qytetarët për dekada të tëra i kanë dhënë besimin e tyre BE. Destinacioni është më shumë se anëtarësim, por është një Europë me rezistente ndaj kërcënimeve”, tha ajo.

“Çfarëdo lloj vlerësimi për gjendjen në të cilën ekziston një demokraci nuk matet vetëm me mënyrën se si organizohen zgjedhjet, sepse kryeministri e përmendi që liria e fjalës, por edhe liria e qasjes është thelbësore, por vlerësimi bëhet edhe me mënyrën se si e luan rolin e vet kuvendi, se cila është pavarësia, llogaridhënia e institucioneve, transparenca, vendimmarrja dhe hapësira që ekziston për debat politik. Sigurisht që Kuvendi është i pazëvendësueshëm për një proces anëtarësimi të suksesshëm”, shtoi ajo.

Lini një koment