Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Shtyhet për në tetor seanca

Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Shtyhet për në tetor seanca

Seanca e radhës e gjykimit paraprak për vrasjen e Egli Progës ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa të akuzuarit kanë kërkuar që çështja e tyre të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar.

Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, ka kërkuar veçimin e çështjes së tij nga ajo e të pandehurve të tjerë, si dhe që të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar. Të njëjtën kërkesë i kanë paraqitur gjykatës edhe katër të akuzuarit e tjerë në lidhje me ngjarjen.

Për shkak të kompleksitetit të çështjes, gjykata nuk ka arritur të marrë një vendim gjatë seancës së sotme dhe ka vendosur ta shtyjë atë për në muajin tetor.

Në seancën e ardhshme pritet të përcaktohet nëse procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës do të zhvillohet me procedurën e zakonshme apo me gjykim të shkurtuar.

Lini një koment