Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit nga PDK
Vlora Çitaku është zgjedhur si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Duke mos arritur që në seancat e kaluara të mos i sigurojë votat për t’u zgjedhur në këtë pozitë, Çitaku më në fund ka marrë ato.
Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ajo është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së.
Po ashtu, me një zë të përbashkët nga grupet parlamentare, u miratua edhe deklarata kundër aktgjykimit të Speciales, që është në mbrojte të UÇK-së. /Telegrafi/