Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Shqipëria U-17 dhuron spektakël në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi

Shqipëria U-17 dhuron spektakël në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi

Kombëtarja U-17 ka bërë një paraqitje spektakolare në “Loro Boriçi”, duke mposhtur 5-1 Malin e Zi U-17 në ndeshjen e dytë miqësore mes dy skuadrave. Pas barazimit 2-2 në sfidën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe realizuan plot pesë gola.

Trajneri Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Rei Shpuza, Aend Cekrezi, Drion Ibrahimi, Rian Nezaj, Jon Ajvazi, Sebastian Sina, Eldin Veliu, Lorent Zhara, Klevis Basha, Rajan Dybeli, Gentian Sharka.

Shqipëria e nisi takimin me ritëm dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 21-të. Ishte Gentian Sharka ai që dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ishte e papërmbajtshme dhe e thelloi menjëherë avantazhin. Në minutën e 48-të, Jon Ajvazi shënoi golin e dytë, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Sebastian Sina realizoi për 3-0.

Kuqezinjtë vijuan dominimin dhe gjetën edhe dy gola të tjerë. Albion Muji shënoi në minutën e 77-të, ndërsa Haxhi Rrena vulosi rezultatin 5-0 në minutën e 86-të. Mali i Zi arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 87-të me Matija Sutje, por pa ndryshuar asgjë në triumfin e thellë të Shqipërisë.

Një paraqitje bindëse dhe një fitore 5-1 për Shqipërinë U-17, që mbyll me një rezultat të rëndësishëm serinë e dy miqësoreve ndaj Malit të Zi.

Lini një koment