Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

Zjarrfikësit e Tiranës do të shpërblehen financiarisht për angazhimin e tyre në përballimin e situatës së zjarreve.

Nisma vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa projektvendimi do t’i kalojë Këshillit Bashkiak për miratim.

Shpërblimi vjen si vlerësim për efektivët që u angazhuan në terren në luftën me flakët, në një periudhë me ndërhyrje intensive, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme.

Zjarrfikësit kanë qenë në vijën e parë të ndërhyrjeve, duke punuar për shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronës.

Nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj, Bashkia e Tiranës ka dhënë edhe më herët shpërblime për zjarrfikësit pas situatave të jashtëzakonshme.

Lini një koment