Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

U mbajt sot pas tri vitesh nga hera e fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga presidenti Bajram Begaj.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm titullarët më të lartë të vendit, mes tyre edhe Elvis Lila, të cilin kryeministri Rama e komandoi në krye të SHISH menjëherë pas shkarkimit të Vlora Hysenit.

Në pamjet e publikuara nga presidenca shihet edhe Lila, çka përbën edhe shfaqjen e tij të parë për publikun.

Por kush është Elvis Lila?

Burime nga SHISH i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se z.Lila është një oficer karriere prej 20 vitesh në SHISH. Ai ka punuar si oficer drejtimi në një nga departamentet e SHISH.

Kur shërbimi i inteligjencës drejtohej nga Helidon Bendo, Lilës iu besua drejtoria e re e krijuar, e njohur si Drejtoria e Performancës. Më pas Lila ka drejtuar kundraspiunazhin.

Kur Vlora Hyseni mori drejtimin 3 vite më parë e emëroi Lilën si drejtor te departamentit për çështjet operacionale.

Te njëjtat burime nga Inteligjenca tregojnë se Lila ka qenë një nga bashkëpunëtoret me te afërt të Hysenit në çështjet e kundrazbulimit.

Ndërsa Kiço Sterjo, i emëruar prej saj si shef kabineti, është marrë me anën menaxheriale të burimeve njerëzore në SHISH.

Lini një koment