Dueli Joshua–Fury zyrtarizohet, përballja pritet në fund të vitit
Kontrata për përballjen mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury u konfirmua publikisht nga promotori i Joshua, Eddie Hearn. Ai njoftoi se marrëveshja është finalizuar dhe se dueli do të zhvillohet në fund të këtij viti, duke e cilësuar si një nga arritjet më të mëdha të punës së ekipit të tij.
Së pari, Joshua do të rikthehet në ring më 25 korrik në Arabinë Saudite, ku do të ndeshet me boksierin shqiptar Kristian Prenga, ndërsa përballja me Fury pritet pas kësaj faze të sezonit, sipas telesport.
Tyson Fury riktheu aktivitetin pas pensionimit të shkurtër dhe dy javë më parë triumfoi me KO ndaj Arslanbek Makhmudov në Londër. Promotori shtoi se të dy kampionët kanë kryer pjesën e tyre për realizimin e duelit dhe se organizimi po ecën përpara.
Sipas raportimeve të mediave britanike, është përfolur që në event të performojë këngëtarja Dua Lipa, një vendim që, raporton telesport, do të jetë pjesë e produksionit të kësaj ndeshjeje dhe për të cilën Hearn bëri thirrje të lirojë axhendën e saj.